Vetëm 25 minuta pasi ka kaluar mesnata, në një zyrë kancelarie në Kamzë ka ndodhur një shpërthim, me shumë mundësi sipas Policisë, i shkaktuar nga lëndë plasëse.
Pas shpërthimit, në zyrë është përhapur zjarri që ka shkaktuar dëme materiale, pasi fatmirësisht në të nuk ka pasur njeri. Kancelaria është pronë e një zonje me iniciale Xh.Gj.
Në informacionin paraprak nga Policia, thuhej:
“Më datë 07.05.2022, në Rrugën Teuta, Kamzë, rreth orës 00:25, eshte konstatuar zjarr në kancelarinë në pronësi të shtetases Xh. Gj., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Nga verifikimet paraprake dyshohet për hedhje/vendosje të ndonjë lënde plasëse. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”.