Berisha: Ju që drejtoni Parlamentin nuk keni detyrë vetëm mikrofonin…

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi në Kuvend këtë pasdite se, një grup punonjësish të Gardës së Republikës qëndrojnë në shi tek dera dhe qeveria nuk iu ka bërë një strehë për të qëndruar.

Berisha u shpreh se drejtuesit e qeverisë dhe Kuvendit nuk duhet të mbajnë vetëm mikrofonin, por të shikojnë të gjitha shërbimet e nevojshme për punonjësit.

“Lihen siç janë lënë. Ju që drejtoni parlamentin nuk keni detyrë vetëm mikrofonin, por të shikoni tërësinë e shërbimeve që duhet të kenë kushtet më minimale për t’i kryer ato.

Gazetarët kanë një strehë, shumë mirë që e kanë, por dhe rojeve tek dera ju bëhet një strehë. Kjo ishte në rrafshin human”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Analisti: Rasti i Irena Gjokës është një nga kulmet më të errëta që provon se çfarë është SPAK

Nga Ndriçim KULLA Çfarë mund të ndodhë në një çast në historinë e një shoqërie kur …

Leave a Reply