Furtunë te Barcelona, zbulohen emrat e 9 lojtarëve që do të largohen

Barcelona pritet të bëjë revolucion në ekip në afatin kalimtar të verës. Gjiganti katalanas ka paralajmëruar ndryshime pasi synon ta nisë furishëm edicionin e ardhshëm.

“Marca” ka zbuluar nëntë emrat e futbollistëve që i kanë bërë valixhet gati dhe që pritet të largohen nga “Camp Nou” pas përfundimit të këtij sezoni.

Bëhet fjalë për futbollistët: Frenkie De Jong, Memphis Depay, Neto, Clément Lenglet, Sergiño Dest, Óscar Mingueza, Samuel Umtiti, Riqui Puig e Martin Braithwaite.

Këta lojtarë në fakt nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Xavi Hernandez.

Dhe, ideja është që të shiten ata dhe me paratë e fituara nga shitja e tyre, Barça synon të bëjë përforcime gjatë verës.

Në dyshim të ardhmen tek Barça e kanë edhe Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele, ndërsa nga huazimi në klubet përkatëse do të kthehen Adama Traore dhe Luuk de Jong.

About Redaksia

Check Also

Hidhet shorti për play-off, Manchester City përballë Real Madridit

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën e play-offit në Ligën e …

Leave a Reply