Ish-Kryeministri Sali Berisha i është kthyer ngjarjes së rëndë në Elbasan gjatë fushatës së zgjedhjeve të 2021 ku mbeti i vdekur një person dhe u plagosën disa të tjerë.
Sipas Berishën, dy përgjegjësit kryesorë janë Taulant Balla dhe Gazement Bardhi të cilët mbyllën komisionin hetimor për masakrën zgjedhore, i vetmi në 30 vite dhe shpërblyen prokurorin kriminel që mashtroi Elbasanin dhe Shqipërinë duke thënë se nuk ishin duke u blerë vota.
Ish-Kryeministri Berisha theksoi se, demokratët do ta mbrojnë votën pasi këto pazare kanë marrë fund dhe ai që prek votën do të dënohet.
“A mund ta mbrojmë ne votën? Absolutisht po dhe le të guxojë ta prekë dhe ai nuk do ta gëzojë kurrë. Ai krijoi një Komision Hetimor Parlamentar për ‘masakrën zgjedhore’ dhe sa erdhi problemi te ngjarja e Elbasanit, e shuan komisionin. Ajo do hetohet, ne nuk jemi parti dhune. Por kush ishin arkitektët e ngjarje, dy vetë ishin, Taulant Balla dhe Gaz Bardhi. E kuptoj se ishin të përfshirë grupe të majta ekstremiste por ishin ata të cilët kishin përgjegjësi absolute dhe çfarë bën e mbyllën komisionin, i pari dhe i vetëm i mbyllur në 30 vite. Dhe prokurori një kriminel i vërtetë që gënjeu Elbasanin dhe Shqipërinë u shëprblye për të mbyllur gojën u dërgua në SPAK. Këto pazare marin fund. Të jesh i bindur miku im që ne do ta mbrojmë votën dhe do të dënohet ai që prek votën”, u shpreh Berisha.