Berisha: Beteja jonë është për votën, ish-kryetari i PD shkatërroi votën e lirë

Ish-Kryeministri Sali Berisha i cili më 22 maj garon për kryetar të Partisë Demokratike sot ka zhvilluar një takim me demokratët e Lezhës teksa shpalosi platformën e tij për drejtimin e selisë blu. Berisha tha se beteja e tij është për votën, sepse vota është zemra e lirisë, zemreku i saj.

Ish-Kryeministri deklaroi se shoqëria, ligji nuk bëhet kurrë pa votën e lirë ndërsa shtoi se Lulzim Basha e shkatërroi atë.

“Beteja jonë është për votën, sepse vota është zemra e lirisë, zemreku i saj. Shoqëria, ligji nuk bëhet kurrë pa votën e lirë. Ky kryeministër që është në pushtet nuk voton më. Tragjike ishte se këtë rrugë ndoqi edhe ish-kryetari i PD Lulzim Basha, shkatërroi votën e lirë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“ARTE.TV”: Si po vërshon droga nga Sinaloa drejt Shqipërisë! BE po flirton me një narko-shtet!

Nga ARTE.TV Kokainë, kanabis, heroinë. Mafia shqiptare kontrollon një pjesë të madhe të trafikut të drogës …

Leave a Reply