Foto-Lajm/Balla merr përdore Alibeajn dhe e çon tek Pompeo

Deputeti Enkelejd Alibeaj mbajti një fjalim në një ceremoni të organizuar me rastin e vizitës së ish-Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, i cili mori titullin “Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës.

Ajo që ra në sy ishte afrimiteti mes Alibeajt dhe Ballës. Ky i fundit e priti Alibeajn dhe i mbante edhe krahun.

Më pas, kur Alibeaj mbajti fjalimin e tij, Balla shihej vazhdimisht duke qeshur dhe duke buzëqeshur.

Me të drejtë në fakt!

Alibeaj mbajti një fjalim ku për asnjë moment nuk e përmendi qeverisjen skandaloze të Edi Ramës. Asnjë fjalë nuk tha Alibeaj për korrupsionin dhe lidhjet e qeverisë me krimin. As për faktin se kemi qeverisjen më të korruptuar në planet.

Teksa fliste përpara të pranishmëve të të parës narko-qeveri në Europë, Alibeaj shkëmbente vazhdimisht shikime me Ballën. Në fjalën e tij, ai foli vetëm për zhvillimet në PD dhe asgjë tjetër.

“Marrëdhëniet tona janë shprehje e qartë e orientimit perëndimor të Shqipërisë. Vetë PD që prej krijimit të saj është produkti më madhor i kësaj ngjizjeje ndërmjet ShBA dhe botëkuptimit dhe orientimit pro-perëndimor të shqiptarëve.

Qasja e ShBA ndaj Shqipërisë mund të përmblidhet në një togfjalësh: ndihmë dhe mbështetje. Ndihmë dhe mbështetje në çdo hap dhe sektor të rëndësishëm. Ndihmë dhe mbështetje me rezultate të prekshme. Mbështetje haptazi dhe fjalë të thëna troç në çdo situatë. Edhe pse ndonjëherë mund të jemi lënduar në moment, nga fjalët e thëna troç, kemi kuptuar që ndihma ka qenë e sinqertë. SHBA na kanë ndihmuar, duke na qenë në krah, në sfidat tona për të kapërcyer tranzicionin, për të forcuar shtetin e së drejtës dhe për të ndërtuar ekonominë e tregut. Çdo shqiptar është dëshmitar, dhe njëkohësisht mirënjohës, për të gjithë ndihmën që SHBA na ka dhënë ndër vite,” tha Alibeaj.

About Redaksia2

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply