2 vite e 6 muaj burg për ish-drejtorin e RTSH

Pasi e mbajtën në ‘arrest me burg’ që prej arrestimit, sot prokurorët e SPAK kanë kërkuar që të dënohet me 2 vite e 6 muaj, ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi.

Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, koha e dënimi i zbret në 1 vit e 8 muaj. Akuza ndaj Gëllçit ‘Shpërdorim detyre’. Për Alban Malaveci, Ervin Murja dhe Julian Tapia u kërkuan 12 muaj burg me akuzën ‘Shkelje e barazisë në tendera’.

Gëllçi dhe tre persona të tjerë u arrestua në fillim të muajit Tetor të vitit 2021.

Në një njoftim për media, SPAK bën me dije se Gëllçi akuzohet për ‘Shkelje të barazisë së pjesëmarrëse në tendera apo ankande publike’. Bëhet fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë rreth 87 milionë lekë të reja (86.908 550 00) të zhvilluar në datën 9 nëntor të 2018 nga RTSH.

Në këtë tender janë konstatuar shkelje ligjore nga 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të cilët gjithashtu kanë rënë në pranga. Të tre vartësit e Gëllçit, A.M, E.M, J.T, akuzohen për veprën penale ‘Shkelja e barazisë në tendera apo ankande publike’, kryer në bashkëpunim. Nga hetimet ka rezultuar se krahas tyre edhe Gëllçi në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, ka shpërdoruar detyrën në këtë proçedurë prokurimi.

‘Në proçedurën e prokurimit ‘Proçedurë e hapur’, me objekt ‘Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro’, me nr. REF-90011-10-16-2018, me fond limit 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), zhvilluar në datën 09.11.2018 nga autoriteti kontraktor Radio Televizioni Shqiptar, janë konstatuar shkelje ligjore, të kryera nga ana e tre anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht të hetuarve J.T., A.M. dhe E.M., shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale ‘Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) të Kodit Penal.

Po kështu nga hetimet ka rezultuar se edhe shtetasi TH.G., me detyrë ish-Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, ka kryer shkelje ligjore në këtë proçedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’, parashkuar nga neni 248 i Kodit Penal. SPAK e ka regjistruar proçedimin penal në datën 28 shkurt të 2020.

Pas hetimeve u vërtetuan akuzat për shkelje në këtë tender dhe mbrëmjen e sotme SPAK ka bërë arrestimin e tyre, pasi GJKKO ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me Burg’. Hetimet në kuadër të këtij proçedimi janë kryer në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit’, thuhet në njoftimin e SPAK.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply