Boçi: Alibeaj ka mandatimin e Ramës dhe Ballës për Presidentin, janë bashkë për pazare

Luçiano BOçi

“Formula” për zgjedhjen e Presidentit na paska ngecur e ngatërruar në dilemën Balla Alibeajn apo Alibeaj Ballën.
Do e shpallin nësër e në vazhdim të dy “me transparencë” në sofrën “publike” të interesave.
Merre me mend si ka degraduar çështja e zgjedhjes së kreut të shtetit!?

Jashtë negociatave politike, siç e kushtëzon kushtetuta dhe brenda konsideratave të individëve politikë me prioritete krejt të ndryshme, por që asnjëri nuk e ka shqetësimin për Presidentin.
Për ata, në fund të fundit, me kompetencat që e kanë katandisur, ai nuk ka pikë rëndësie.
I pari në formulë (mendoni kë të doni si të parë) ka interes të sulmojë opozitën duke pastruar Ramën.
I dyti (gjithmonë sipas zgjedhjes suaj) kërkon përçarjen e opozitës duke favorizuar Ramën.

Askush nuk mund ta dallojë ku fillon njëri e ku mbaron tjetri.
Dhe në fund kjo formulë pritet të pjellë Presidentin.
Domethënë janë bashkë dhe e vetmja gjë që i ndan është se Balla ka mandatimin e Asamblesë e Grupit Parlamentar të PS, ndërsa Alibeaj ka mandatimin e Ramës dhe Ballës.
Përsëri diferenca nuk është aq e madhe!
Pothuaj sa emri që ka në xhep Rama për President!

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply