“Presidenti”/ Salianji: Ky proces farsë ka tërhequr pakicën e opozitës e cila po bëhet pjesë

Pas diskutimeve në Kuvend për raundin e dytë për zgjedhjen e presidentit, ka reaguar edhe deputeti i PD, Ervin Salianji. Salianji shkruan se, ky proces farsë, ka tërhequr pakicën e opozitës e cila po bëhet pjesë.

Reagimi i Ervin Salianjit

Pjesëmarrja pa busull në farsën e Ramës për president çdo ditë e më shumë po nxjerr në pah dëmet e mëdha që po i shkaktohen opozitës dhe padiskutim demokracisë në vend!

Siç dhe i interesonte Ramës, ky proces e mban fokusin e opinionit tek telenovela e presidentit, zhvendos fokusin nga rritja stratosferike e çmimeve, abuzimet e përditshme të qeverisë, rritja e taksave, gjobat ndaj biznesit, goditjet ndaj bujqësisë, monopolet oligarkike! Tema që nuk po diskutohen në publik sepse kurthit të Ramës i ranë pas me nxitim dhe pa shumicën e grupit parlamentar të PDSH.

Ky proces zbardhi dhe më shumë atë që dihej, autokrati nuk lëshon asgjë, do vetëm për garniturë opozitën duke bërë sikur bën lëshime të mëdha të tipit e shtyjmë nga 5 ditë në 7 datën e raundit.

Për fat të keq Rama me lojën e tij tërhoqi një pjesë të opozitës që megjithëse pakicë, për protagonizma dëmtoi rëndë opozitën duke krijuar idenë e frangmentarizimit të mëtejshëm të saj dhe duke mos bërë asnjë përpjekje për atë që PDSH e ka emergjence, çdo përpjekje dhe  tentativa të pafundme për tu bashkuar!

Ky është një rast ku gjithë opozita duhet të ulet në një tryezë diskutimi!

E meqë ra fjala dy komisioneve të posaçme për reformën territorriale dhe reformën zgjedhore po ju vjen fundi i afatit dhe ende nuk dimë gjē pse opozita nuk po dërgon emrat?

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply