Në kuadër të zgjedhjeve për kryetar të PD-së në 22 maj, ish-Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim entuziast me demokratët e Beratit.
Në fjalën e tij Berisha sulmoi Ramën për shkelje të kushtetutës, pasi baxhanaku i tij ka fituar mbi 50 tendera nga qeveria e tij. Sipas Berishës, kushtetuta thotë në nënin 70 se ministri dhe familjarët e tij nuk mund të përfitojnë asnjë qindarkë nga pasuria publike e pushteti vendor apo lokal.
“Rama në çdo debat thotë se unë jam 2 metra i gjatë dhe ku mund të vjedh një i gjatë? Vjedh me firma ti mor zotëri dhe nuk vjedh në xhepa. Por vjedh me qindra e qindra milionë. Hajt na thuaj Rama se si e firmose ti me procedurë negociate të mbyllur tenderin e djegësave 430 milionë euro? A e di se ajo procedurë është e ndaluar me ligj, pasi është vjedhje.
Na thuaj zoti Rama si firmose ti të shpallësh burrin e ministres si investitor strategjik dhe ti japësh qindra mijëra metra në bregdet, kur kushtetuta thotë në nënin 70 se ministri dhe familjarët e tij nuk mund të përfitojnë asnjë qindarkë nga pasuria publike e pushteti vendor apo lokal. Po pse i bën ti këto, ti 2 metra i gjatë, ti vjedh me firmë nuk fut duar në xhepa. Po merr me konteinera e me çdo gjë.
Si ka mundësi që baxhanaku yt që është biznesmen që fiton 50 tendera derë para dy vitesh nga qeveria jote. Nga çdo definicion ai përjashtohet sepse nuk janë tenderat për familjarët e qeveritarëve. Si thua ti 2 metra i gjatë, në raportin e fundit, mbi 1 miliardë euro në tërësi për ndërtimet e tërmetit në tërësi të gjitha për qeveritarët dhe familjarët e tyre”, u shpreh Berisha.
Berisha e quajti farsë procesin e zgjedhjes së Presidentit.22 maji, tha Berisha, do të jetë dita e kontrastit mes demokratëve që do të votojnë për kryetarin e ri të PD dhe farsës me zgjedhjen e Presidentit, mes Edi Ramës dhe pseudo-opozitarëve.
“Ftoj çdo demokrat dhe demokrate të qarkut të Beratit, ditën e diel të merrni pjesë në procesin e votimit për kryetarin e PD, të votoni të lirë, të votoni të lirë në ndërgjegjen tuaj. Të votoni për të bërë kontrastin më të madh midis procesit tuaj, burra dhe gra, djem e vajza me ideale të larta fisnike dhe farsës së turpshme që po zhvillon Edi Rama me pseudo-opozitarët me procesin e zgjedhjes së presidentit të republikës, i cili duhet të jetë një njeri i nderuar dhe meriton të zgjidhet jo me një farsë, por me një procedurë dinjitoze siç parashikon Kushtetuta e vendit”, tha Berisha.
Berisha iu drejtua Ramës edhe për “dhuratën” mijëra m2 tokë në bregdet që i bëri bashkëshortit të ministres Olta Xhaçka.
“Na thuaj pak zoti Rama, hajde thuaju qytetarëve, si e firmose ti me procedurë negociatë e mbyllur tenderin e djegësve 420 milionë euro. Si e firmose? E di që ajo procedurë është e ndaluar me ligj. Na thuaj pak zoti Rama si firmose ti të shpallësh burrin e ministres subjekt të rëndësisë strategjike dhe t’i japësh qindra e mijëra metra në bregdet, në një kohë kur Kushtetuta thotë në neni 70 se ministri, familjarët e tij nuk mund të përfitojnë asnjë qindarkë nga pasuria publike dhe pronat publike të pushtetit vendor apo pushtetit lokal. Por pse i bën ti këto, ti që je 2 m i gjatë, ti vjedh me firmë, nuk fut duart në xhepa, por merr me kontenierë, valixhe dhe çdo gjë”, tha Berisha.