epa09270078 President of Croatia Zoran Milanovic during a NATO summit at the North Atlantic Treaty Organization (NATO) headquarters in Brussels, Belgium, 14 June 2021. The 30-nation alliance hopes to reaffirm its unity and discuss increasingly tense relations with China and Russia, as the organization pulls its troops out after 18 years in Afghanistan. EPA-EFE/KENZO TRIBOUILLARD / POOL

Presidenti kroat kundër anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanovic dëshiron që vendi i tij të ndjek shembullin e Turqisë në përpjekje për të bllokuar Suedinë dhe Finlandën që të anëtarësohen në NATO.

Zoti Milanoviç ka mormarrëveshje të thella me Kryeministrin Andrej Plenkovic për shumë çështje, përfshirë nëse duhet mbështetur ose jo kërkesa e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në aleancë.

Përpara se parlamenti i Kroacisë të ratifikojë anëtarësimin në NATO për të dy vendet nordike, Presidenti Milanovic dëshiron një ndryshim të ligjit zgjedhor të Bosnjes fqinje që do ta bënte më të lehtë për kroatët e Bosnjës të zgjedhnin përfaqësuesit e tyre në poste drejtuese.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përsëriti të mërkurën se zgjerimi i NATO-s do të varet nga respektimi nga ana e Finlandës dhe Suedisë i shqetësimeve turke në lidhje me terrorizmin.

Të mërkurën Presidenti Joe Biden e quajti “historik” vendimin e Finlandës dhe Suedisë për të kërkuar anëtarësimin në NATO dhe tha se ai do të “mbështesë fuqimisht” aplikimet.

Zoti Biden do të takohet të enjten në Uashington me Presidentin finlandez Sauli Niinisto dhe kryeministren suedeze Magdalena Andersson për të diskutuar aspiratat e tyre për anëtarësim në NATO si dhe situatën në Ukrainë.

“Finlanda dhe Suedia prej kohësh janë partnerë të qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara”, tha Presidenti Biden në një deklaratë. “Me anëtarësimin e tyre në NATO, këto vende do të forcojnë më tej bashkëpunimin tonë të mbrojtjes dhe do përfitonte Aleanca Transatlantike”.

About Redaksia2

Check Also

Vala “Trump”, liberali Trudeau drejt shkarkimit nga Parlamenti

Kreu i partisë kanadeze në pushtet tha të premten se do të votonte në favor …

Leave a Reply