Grabitet kasaforta me para në një biznes në Sarandë

Një biznes ka rënë pre e grabitjes gjatë natës së kaluar në Sarandë. Sipas të dhënave të policisë ngjarja ka ndodhur në biznesin në pronësi të shtetasit P. D ku persona të paidentifikuar kanë vjedhur një kasafortë dhe një shumë parash. Policia tha se, ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pasi më datë 19.05.2022, gjatë natës, në fshatin Gjashtë, Sarandë, në biznesin e shtetasit P. D., 62 vjeç, banues në Sarandë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një kasafortë dhe një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

About Redaksia

Check Also

Video seksuale në grup në telefonin e Berberit të rrugëve/ Media austriake per skandalin-Balluku

Richard Schmitt Akuza ndaj zëvendëskryeministres: Video seksuale, tensione politike dhe hetimet që tronditin Tiranën Në …

Leave a Reply