Turi i ri i liderit historik demokrat, Sali Berisha vazhdon sot në qytetin e Vlorës. Takimi i radhës do mbahet në orën 19:00 në Pallatin e Kulturës.
Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve të jenë të pranishëm në këtë takim.
“Turi i ri! Sot, në orën 19.00 takojmë demokratët në Pallatin e Kulturës në Vlorë! Ju ftoj të gjithëve të merrni pjesë!”, shkruan Berisha.
Këto takime vijnë në kuadër të fushatës për zgjedhjet që do mbahen të dielën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.