Berisha: Edi Rama e sheh Butrintin si plaçkë të baballarëve, akt korruptiv i pashembullt

Kryetari i zgjedhur i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu bashkua sot protestës së shoqërisë Civile kundër dhënies me koncesion të Parkut të Butrintit.

Intelektualët e Aleancës për Mbrojtjen e Butrintit po protestojnë edhe kundër faktit që hapësira e këtij parku është zvogëluar qëllimisht për t’i hapur rrugë projekteve korruptive.

“Mbrojtja e Butrintit është imperativ për çdo shqiptar. E garantoj Edi Ramën se nuk mund të sillet me Butrintin sikur të ishte plaçkë e baballarëve. Ajo është pronë e shqiptarëve, një nga pasuritë më të çmuar shqiptare.

Ata që kanë parashikuar shpërbërjen e parkut dhe kanë përdorur një plan menaxhimi për këtë qëllim, kanë parashtruar programin e një akti korruptiv të pashembullt.

Do përdor zërin tim kundër këtij projekti korruptiv, shkatërrimtar ndaj një pasurie të kombit shqiptar në çdo aspekt”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali me Ambasadën në Gjermani/ Foto e spiunit rus të punësuar nga Ambasadorja e Ramës në Gjermani

Ambasada e Shqipërisë në Berlin është përfshirë në një hetim penal që lidhet me dyshime …

Leave a Reply