Gazeta amerikane jehonë kthimit të Berishës në krye të PD: Do risjellë partinë në pushtet

Mediat e mëdha ndërkombëtare po i bëjnë jehonë zgjedhjeve të ditës së dielë për kreun e Partisë Demokratike.

Gazeta amerikane ‘Washington Post’ shkruan se Berisha u rizgjodh si lider i PD-së, nëntë vite pasi e kishte lënë këtë post.

“Ai është zotuar se do e rikthejë partinë në pushtet,” shkruan gazeta.

“Berisha, 77 vjeç, fitoi me 93.4 përqind të votave të anëtarësisë së partisë të dielën për t’u bërë lider sërish. Ai tha se do e ‘shpëtojë Shqipërinë nga një regjim që nuk e meriton’. Megjithatë mbështetja që mori nga anëtarët nuk u përsërit mes ligjvënësve në parti, ku ai mori mbështetjen e vetëm një pakice”.

Gazeta shkruan se posti kryesor i demokratëve “kishte mbetur bosh që prej muajit mars, kur Lulzim Basha dha dorëheqjen pas përçarjeve të brendshme pasi ai shkarkoi Berishën nga grupi parlamentar”.

“Veprimet e Bashës ndezën një luftë të brendshme partiake, me Berishën që krijoi një grup, i cili kërkonte të largonte Bashën nga posti i tij, duke e akuzuar atë si ‘peng’ të kryeministrit Edi Rama të Partisë Socialiste të krahut të majtë”, shkruan gazeta.

‘Washington Post’: Berisha rimerr kreun e PD-së, zotohet se do e risjellë partinë në pushtet

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply