Protestë para Kuvendit për Butrintin, Baçe: Qeveria po e shet shpirtin e kombit për lekë!

Shoqëria civile doli ditën e sotme në protestë përballë Kuvendit të Shqipërisë kundër projekt ligjit për Parkun e Butrintit.

Ish-kreu i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Apollon Baçe u shpreh në protestën e organizuar përpara parlamentit, se qeveria po e shet shpirtin e kombit për lekë.

“Nuk mund të shitet shpirti i kombit për lekë. Ku do të shkojnë këto miliona euro? Këto janë lekë që do të përdoren për disko, bare dhe restorante dhe 1/3 e këtyre do ta paguajë populli me lekët e tyre.

Na kërcënohet se “ju jeni kundër Amerikës”. Jo, ne nuk jemi kundër Amerikës, se jemi kundër marrëveshjes me Granofin.

Ligji është bërë me porosi të një fondacioni. Këtu do të kemi 60 mln dollarë përfitim në vit për fondacionin amerikan. Ky është një parlament, që shtypet susta, ngrihet dora.

Në krye të fondacionit është një anti-shqiptar, që e quan Butrintin grek. Ky do të bëjë një lëmsh”, tha ai.

Një prej tyre, avokati Zaçe Islami deklaroi se ligji për Parkun po i bëhet dhuratë sot ministrit të jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias i cili sot ndodhet për vizitë në Tiranë.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply