Tifozët e skuadrës së Fejnord kanë vendosur që të kthejnë përkohësisht si pikë takimi të tyre një nga lokalet në rrugën “Mustafa Matohiti” në kryeqytet, e njohur si “Rruga e Salës” për shkak se aty banon ish-kryeministri Sali Berisha.
Dhe kur ky i fundit është afruar pranë banesës së tij, kanë ndalur menjëherë këngët dhe koret e tyre teksa konsumonin birra, pasi lokali në fjalë gjendet pikërisht pranë hyrjes së pallatit ku banon Berisha.
“Panorama Sport”, në komunikimin me një nga tifozët holandezë, ka mësuar arsyen pse tifozët vendosën të ndaleshin në ato momente. Ai ka bërë të ditur se kishin mësuar se në këtë rrugë banonte një ish-kryeministër i Shqipërisë dhe që mbrëmjen e djeshme u ishte kërkuar nga “vendasit” që të mos e tepronin me zhurmat.
Ndaj duket se kjo ka qenë ajo që ka shtyrë tifozët që të ndalin koret në momentin ku makina e ish-kryeministrit është ndalur para hyrjes së pallatit dhe ai është parë të dilte nga automjeti.
PANORAMASPORT.AL