Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Çlirim Gjata tha se, e paralajmëruam Enkelejd Alibeajn që të mos merrte pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit, ku tashmë janë djegur dy raundet e para, pasi Edi Rama i ka votat për zgjedhjen e kreut të shtetit.
Në një intervistë për RTV Ora, Gjata tha se, Edi Rama procesin e negociatave e ka pasur sa për sy e faqe ndërsa shtoi se, kreu i qeverisë tallet me Alibeajn pasi ky i fundit nuk i ka fimrat për të zgjedhur as një kandidat.
Çlirim Gjata: Në Shqipëri askush nuk do bëhet president”, thoshte një media austriake. Ne u thamë që në fillim të mos i hynin kësaj pune sepse do vendos Rama atë që do vetë. Negociatat i duheshin Ramës sa për sy e faqe dhe zgjodhën Alibeajn dhe ky mendoi se ‘shpika rrotën’ e ky kujtoi se kapi PD dhe hyri në këto budallalliqe. Rama na ka mashtruar 5 herë rrjesht. Si ka mundësi që ka mashtruar e Alibeaj prapë hynë. Tallet Edi Rama me këta. Kur s’ke 20 firma për 1 kandidat, ça hyn me bo marrëveshje me ta.
Jo vetëm që nuk pati negociata, por edhe mediat e huaj po tallen me këta. Ra edhe fasada e negociatave.