Vrasjet në komisariate/ Paloka: Kriminelë me uniformë, kjo është policia e Ramës!

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka akuzuar qeverinë Rama për dy ngjarjet që ndodhën mbrëmjen e kaluar në kryeqytet, në të cilat ishin të përfshirë policë të shtetit. Me anë të një reagimi në rrjetin e tij social Facebook, Paloka i quan efektivët e përfshirë në ngjarje si ‘kriminelë me uniformë’.

“Kur komisariatet mbushen me banditë, militantë të “Rilindjes”, kjo është më e pakta që mund të ndodh. Brenda pak minutash, dy ngjarje të rënda me protagonistë, kriminelë me uniformë. Tipike në komisariat ku “patronazhisti” prej vetëm një viti në punë, qëllon mbi profesionistin. Ndërkohë, krimineli tjetër me uniformën e FNSH, qëllon i dehur mbi qytetarin.Kjo është policia e Ramës,  bëmat e së cilës nuk kanë të mbaruar me vrasjet në rrugë dhe në komisariate të qytetarëve. Kështu ndodh kur profesionistët zëvendësohen me militantë banditë”, shkruan Paloka.

Dy ngjarje ndodhën mbrëmjen e kaluar në kryeqytet ku të përfshirë ishin policë të shtetit.

Rreth orës 20:45, u raportua për një person të plagosur me armë zjarri në zonën e Kombinatit. 60-vjeçari Murteza Lika mbeti i plagosur me armë nga efektivi i FNSH-së Lutfi Gjyla. Lika u paraqitu në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që autori u vendosu në prangat e Policisë së Shtetit.

Pak minuta më pas një ngjarje akoma më e rëndë ndodhi brenda ambienteve të komisariatit nr.3 në kryeqytet. Efektivi i policisë, Ludjan Zaimi qëlloi me armë zjarri kolegun e tij, Çaush Saliasi gjatë kohës që po merrnin instruktazhin për turnin e tretë duke i marrë kështu jetën.

About Redaksia

Check Also

15 vite nga heqja e vizave, Berisha: Pa viza edhe në Amerikë dhe anëtarësim në BE pas 11 majit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kujtuar përmes një postimi në facebook liberalizimin e vizave …

Leave a Reply