Polica e Shtetit arrestoi sot Ismail Morinën, i njohur ndryshe si “Ballist Morina”. Tifozi simbol i Kombëtares shqiptare u ndal nga policia sapo shkeli në territorin shqiptar.
Arrestimi i Ismail Morinës është bërë i ditur sot nga faqja zyrtare e tij në rrjetin social, “Facebook”.
Ndër të tjera, në këtë faqe bëhet e ditur se tifozi më i njohur shqiptar u arrestua në Kukës, ndërsa janë hedhur akuza të rënda drejt politikës, duke konsideruar se ky arrestim u bë me urdhër të Beogradit.
“Ballisti” njihet si tifozi që e lëshoi dronin në Beograd në ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë. Dhe, nga ajo kohë, ka pasur vazhdimisht probleme me ligjin dhe ishte arrestuar madje.