Pas kërkesës së UEFA, hiqet imazhi i Murinjos nga Universiteti i Tiranës

Tirana përjetoi mbrëmë një nga netët më të vështira, pasi tifozët e ardhur nga Holanda dhe Italia shkaktuan një kaos të vërtetë.

Në këtë situatë të vështirë dhe delikate, autoritetet policore kanë bërë apel për të treguar kujdes ndaj çdo provokimi.

Por ndërsa u kërkohet qytetarëve që të mos provokojnë, shumë afër stadiumit kombëtar, mbi fasadën e Universitetit të Tiranës, prej ditësh është shfaqur një poster i Hoze Murinjos, trajnerit të Romës.

Posteri gjigant është vendosur në fasadën e godinës ikonë dhe qartësisht është një provokim për tifozët holandezë, ndërkohë që autoritetet duhet të tregohen asnjanëse.

Mësohet se posteri është hequr, ndërkohë që kjo ka qenë një kërkesë nga UEFA.

Por kush e ka vendosur këtë poster provokues? Vetë kryebashkiaku Erion Veliaj e ka shpërndarë atë me krenari në rrjetet sociale.

Kurse situatës i ka hedhur zjarr vazhdimisht edhe kryeministri Edi Rama, duke dhënë me dhjetëra intervista ku deklaron se është tifoz i Romës.

Mediat italiane shkruajnë se ka mjaftuar një incident i vogël dje, për të ndezur ‘luftën’ me pasoja të rënda në Tiranë.

Image

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply