Kadyrov: Çështja e Ukrainës është mbyllur, tani jam i interesuar për Poloninë

Enton DOÇI (Lyon)

Videoja e publikuar nga lideri i Çeçenisë, Ramazan Kadyrov, i cili mbështet pushtimin rus të Ukrainës, ra në rendin e ditës si një bombë. Duke thënë se çështja e Ukrainës u mbyll plotësisht me pushtimin e Rusisë që filloi më 24 shkurt, Kadyrov tha:

“Tani jam i interesuar për Poloninë. Do të tregojmë se çfarë mund të bëjmë në 8 sekonda pas Ukrainës”.

Kjo deklaratë ë Kadyrov përforcon deklaratat e presidentit ukrainas Volodymy Zelenskyy i cili është shprehur që në fillim të luftës: ”Nëse Ukraina bie, e gjithë Evropa bie’.

Rusia shënjestroi një bazë ushtarake vetëm 20 kilometra nga kufiri i Ukrainës me Poloninë në mars. Guvernatori rajonal i Lvivit u shpreh në atë kohë:

“30 raketa u hodhën nga Rusia në objektin ushtarak në perëndim. 9 persona u vranë dhe 57 persona u plagosën nga sulmi ajror”.

Ndërkohë, kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka mbërritur në Kiev dhe ka zhvilluar një takim me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Vetë Zelensky shkroi në Fb këtë vlerësim: “Për ne, ndihma ushtarake e Finlandës është shumë e vlefshme. Armët, politika e sanksioneve dhe uniteti i partnerëve tanë në çështjen e pranimit të Ukrainës në BE janë ato që mund të sigurojnë forcë në mbrojtjen e tokës sonë. Faleminderit Kryeministrit të Finlandës Sanna Marin për vizitën dhe mbështetjen e përkushtuar!”

Më herët, kryeministrja finlandeze Sanna Marin vizitoi qytetin Irpin. Lajmin e bëri të ditur këshilli bashkiak i qytetit ukrainas të dëmtuar nga lufta në 70% të sipërfaqes së tij.  “Ne treguam pasojat e “paqes ruse” të lënë nga pushtuesit dhe diskutuam çështjen e ndihmës në rindërtimin e qytetit tonë,” tha sekretarja e këshillit të qytetit Angela Makeyeva.

“Faleminderit Finlandës për pozicionin e saj mbi integritetin territorial të Ukrainës, vendosjen e sanksioneve të ashpra kundër Rusisë dhe mbështetjen dhe ndihmën ushtarake”.

Më 17 maj Finlanda paraqiti zyrtarisht në Suedi kërkesën për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s.

About Redaksia

Check Also

Vala “Trump”, liberali Trudeau drejt shkarkimit nga Parlamenti

Kreu i partisë kanadeze në pushtet tha të premten se do të votonte në favor …

Leave a Reply