Berisha: Anëtarët iu përgjigjën çdo thirrje në 8 vite, PD kaloi nga disfata në disfatë!

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij para anëtarëve të Këshillit Kombëtar të partisë, nuk la pa përmendur edhe dështimet e drejtuesve të mëparshëm. Berisha theksoi se PD-ja kaloi nga humbja në humbje për shkak të drejtuesve dështakë të partisë.

‘PD kaloi nga disfata në disfatë, humbje në humbje për shkak të drejtimit problematik, dështak të drejtuesve të saj. Jo për shkak të anëtarëve. Anëtarët iu përgjigjën çdo thirrje në 8 vite. Ata sakrifikuan, bënë çdo sakrificë në 8 vite. E gjitha kjo përbën një detyrim madhor për ne. Ata ishin, siç dëshmuan në lartësinë e misionit dhe idealeve të tyre. 44 mijë luftëtarë të lirisë, morën pjesë në këtë rithemelim.

Ronald Regan e ka të pavdekshme thënien e tij ‘problemi është qeveria’. Ne nuk jemi qeveri, por opozitë. Dhe problemi është udhëheqja. Ne nuk duhet të harrojmë kurrë këtë thënie, këtij gjeniu të konservatorëve mbi tokë.

Si mund të jetë problematike udhëheqja e opozitës. Dy janë problemet kryesore. E para pazaret me qeverinë. I detyrojnë drejtuesi të shkelmojnë anëtarësinë për interesat e tyre dhe ne jemi shembulli më tragjik, i këtyre viteve’, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

15 vite nga heqja e vizave, Berisha: Pa viza edhe në Amerikë dhe anëtarësim në BE pas 11 majit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kujtuar përmes një postimi në facebook liberalizimin e vizave …

Leave a Reply