Foto/ Këlliçi në Kongresin e PPE, ja çfarë po diskutohet

Kongresi i PPE, Deputeti Belind Këlliçi në Rotterdam: Diskutohet rreth sfidave të ardhshme të Ballkanit Perëndimor dhe orientimin europian të rajonit tonë.

Postimi i Belind Këlliçit

Në Rotterdam, i ftuar në kuadër të Kongresit të Partisë Popullore Europiane.

Momentalisht po diskutohet rreth sfidave të ardhshme të Ballkanit Perëndimor dhe orientimin europian të vendeve të rajonit tonë.

Pjesë e panelit aktual janë Zj. Doris Pack, presidente e Institutit Robert Schuman dhe bashkëpunëtorë e partnerë të tjerë të këtij instituti.

Gjithashtu në panel ndodhen Sekretari i Përgjithshëm i European Democrat Students, Z. Ivan Botoucharov dhe Zj. Tatiana Poliak-Grujic nga Visegrad Insight – një platformë analitike dhe debati që gjeneron politika orientuese për Europën dhe partnerët euroatlantikë.

Më herët kisha kënaqësinë të isha pjesëmarrës në tryezën e diskutimit me temë “Lufta ruse dhe efektet e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, me panelistë Z. Christian Schmidt, Përfaqësues i Lartë për Bosnjë-Hercegovinën dhe Zj. Majlinda Bregu, në cilësinë e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Paneli i të ftuarve moderohej nga Z. Patrick Voller, Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Popullore Europiane.

Mund të jetë një imazh i 11 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe njerëz në këmbë

About Redaksia

Check Also

Brain Gain si kthim doktrine për Kombin!

Nga Blerim VAKAJ  Jetojmë në një kohë kur pak kush pyet për doktrinën, filozofinë apo …

Leave a Reply