Rama flet për burgun

Vizita e kryeministrit të vendit Edi Rama në Hagë për të takuar ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili po mbahet në burg për akuzat e krimeve të luftës dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së Kosovës, ka shënuar herën e parë që Rama ka hyrë në një burg.

Lidhur me ndjesitë dhe si e përjetoi një gjë të tillë, kryeministri Rama ka treguar për emisionin “Opinion” në Tv Klan se i është dukur si një spital, por natyrisht shton se nuk kishte asgjë që mund t’i bënte përshtypje pozitive.

Rama, ai ishte hera e parë që hyje në një burg?

Po, e para.

Si t’u duk?

Me thënë të drejtën, po të mos kesh parasysh gjithë ata dyer që hapen, aty ishte si një spital goxha i mirë si cilësi. Por ata dyert që hapen e mbyllen, ata muret rreth e rrotull, natyrisht që nuk ka asgjë për t’u impresionuar pozitivisht.

About Redaksia2

Check Also

Qeveria zgjat mbrojtjen e drejtuesve të SPAK dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit

Qeveria ka miratuar disa ndryshime në ligjin për mbrojtjen e drejtuesve të Gjykatës së Posaçme, …

Leave a Reply