Paloka: Rama politikisht është më i dobët se kurrë, Basha solli përçarje brenda PD

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka u shpreh se, kryeministri Edi Rama tashmë ishte më i dobët se kurrë politikisht prandaj u përpoq të krijonte trazira brenda Partisë Demokratike, duke nisur që me lobimet për të shpallur ish-Kryeministrin Berisha non-grata.

I pyetur në Fax News mbi mundësinë që kryeministri Rama të “neglizhojë” zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, Paloka tha se, një mundësi e tillë nuk ekzistonte dhe këto teori i kishte dëgjuar gjatë kohës kur Basha ishte kryetar.

“Të lërë Rama vetë? Asnjë milimetër. Ky do ishte gabimi më i madh të mendonim se, Rama do tentonte vetë të vendoste një lloj ekuilibri. E dëgjoj këtë teori nga kampi i Lulzim Bashës. Prej 8 vitesh e kam dëgjuar këtë dhe ua thoshte njerëzve që të shpresonin se pushteti papritur do vinte vetë. As mos e çoni ndërmend këtë. Ata kanë një gjë në kokë, duan vetëm të gjejnë mënyra të reja për të vjedhur. Sepse kanë vjedhur aq shumë sa edhe pak mënyra ju kanë mbetur”, tha Paloka.

Paloka tha më tej se, politikisht Rama është më i dobët se kurrë. “Politikisht Rama është më i dobët se kurrë. Ata që i dhanë një dorë duke e shpallur non-grata e dinë këtë më shumë së kurrë, prandaj u bënë gjithë këto turbullira. Më pas u fut në lojë Lulzim Basha. Ne u kishim premtuar qytetarëve betejën e fortë me Ramën. Por çfarë ndodhi? Basha bëri atë që bëri dhe solli përçarje brenda PD duke bërë atë që donte Rama”, u shpreh Paloka mes të tjerash.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply