Berisha: Dhëmb për dhëmb me regjimin deri në triumf

“U bëj thirrje kryetarëve të degëve të PD të mbledhin me urgjencë kryesitë, grupseksionet dhe të zhvillojnë një debat të hapur politik me to.

Ne kemi sot një anëtarësi me ideale të larta, me pjekuri të madhe politike, me përgjegjësi të madhe politike, të gatshme për t’iu përgjigjur çdo sfide.

Nesër Edi Rama firmos me votat e vjedhura pushtetin e tij 100% në Shqipëri. Zgjedh kukullën e tij. Pra, zhvillimet janë dramatike. Por qëndrimi ynë duhet të jetë gjithashtu më i vendosuri, më i fuqishmi që kemi treguar ndonjëherë ndaj një regjimi armiqësor, autokratik, të inkriminuar nga i pari tek i fundit në këtë vend, siç është regjimi i Edi Ramës.

Unë kam besim të madh tek anëtarët dhe simpatizantët tanë se s’do pranojnë kurrë këtë plaçkitje të paskrupullt, të pangopshme të qytetarëve shqiptarë, s’do pranojnë kurrë këtë shkelmim para botës së qytetëruar të interesave jetike kombëtare të shqiptarëve. Ata që mohojnë gjenocidet janë kriminelë, ata shkelin ligje kombëtare dhe ndëkrombëtare, ndaj dhe ne duhet të ngrihemi sa më shpejt, dhemb për dhëmb deri në triumfin e interesit tonë kombëtare, të vlerave demokratike.

Në këto rrethana do t’i përgjigjemi me vendosmërinë më të madhe kushtrimit që buron sot nga shpirti, zemra e çdo shqiptari atdhetar që e do këtë vend”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Boçi: Si mundet një njeri me uniformë të godasë me shkelma e grushta nënkryetarin e kuvendit!

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, u shpreh nga zona e “Pallatit me Shigjeta” se, policia …

Leave a Reply