Bugajski: Kremlini e sheh “Ballkanin e Hapur” si një mjet për përmbysjen dhe ndarjen e Evropës

Një ditë më parë, tre vendet fqinje të Serbisë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, detyruan anulimin e një vizite të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov në Beograd, duke mos lejuar kalimin e avionit të tij nëpër hapësirën e tyre ajrore.

Shefi i diplomacisë ruse fajësoi perëndimin për anulimin e vizitës, ndërsa theksoi e askush nuk do të jetë në gjendje të shkatërrojë marrëdhëniet e Rusisë me Serbinë.

“Ata mbase nuk donin që ne të shprehnim mbështetjen për nismën e Beogradit për të realizuar projektin e Ballkanit të Hapur në interes të marrëdhënieve më të shëndetshme dhe më të forta midis të gjitha vendeve të rajonit”, tha të hënën ministri rus.

Analisti amerikan, Janusz Bugajski tha se, Kremlini e sheh “Ballkanin e Hapur” si një mjet të dobishëm për përmbysjen dhe ndarjen e Evropës.

“Qeveritë properëndimore duhet të braktisin skemën dhe të mos ndjekin agjendën Moskë-Beograd”, shkroi ai në rrjetet sociale.

About Redaksia

Check Also

Vala “Trump”, liberali Trudeau drejt shkarkimit nga Parlamenti

Kreu i partisë kanadeze në pushtet tha të premten se do të votonte në favor …

Leave a Reply