Zelensky reagon ndaj Macron: Lider je kur sillesh ashtu, jo kur e quan veten të tilllë

Enton DOÇI (Lyon)

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai “thjesht nuk mund të shohë parakushtet për t’i dhënë fund luftës”, shkruan CNN.

Në një intervistë, Zelensky deklaroi se ndërsa “çdo luftë duhet të përfundojë në tryezën e bisedimeve”, pozicioni për “fitoren duhet të arrihet në fushën e betejës”.

Ai pranoi se “rivendosja e kufijve që ne kontrolluam para 24 shkurtit”, data e pushtimit masiv rus – mund të konsiderohet një “fitore serioze e përkohshme”. Por ai këmbënguli se ishte një “luftë për pavarësi”.

“Pavarësia për mendimin tim, dhe për mendimin e shumicës së popullit tonë, është rifitimi i të gjitha territoreve tona, rivendosja e të gjithë integritetit tonë territorial dhe sovranitetit të pacenueshëm të Ukrainës”, tha Zelensky.

Ai rezervoi kritika veçanërisht të ashpra për presidentin francez Emmanuel Macron lidhur me komentet e fundit që ai bëri se “ne nuk do ta poshtërojmë Rusinë”.

“Disa njerëz duan të jenë udhëheqës. Për të qenë një lider, nuk duhet ta konsideroni veten të tillë, por të silleni si lider”, tha Zelensky. “Si mund të arrijmë një armëpushim në territorin e Ukrainës pa dëgjuar pozicionin e vendit dhe pa dëgjuar pozicionin e liderit të këtij vendi? Kjo është shumë, shumë befasuese.”

Presidenti francez ka thënë më herët: “Ne nuk duhet ta poshtërojmë Rusinë, në mënyrë që ditën kur luftimet të ndalojnë, të mund të ndërtojmë një platformë daljeje me mjete diplomatike. Jam i bindur se roli i Francës është të jetë një fuqi ndërmjetëse.”

“Ne nuk do të poshtërojmë askënd”, tha Zelensky. “Ne do të përgjigjemi në të njëjtën mënyrë”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Trump: Do japim viza pune për të punuar në Amerikë

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka deklaruar publikisht mbështetjen e tij për programin e vizave …

Leave a Reply