Agjencia e Brukselit, “EurActiv”: Samiti i Ohrit u eklipsua nga hija e Rusisë

Agjencia e njohur e Brukselit, EurActiv, shkruan se Samiti i Ohrit për nismën e Ballkanit të Hapur është eklipsuar nga hija e Rusisë. Sipas agjencisë, gjatë këtij samiti pati përpjekje më së shumti për të rregulluar reputacionin e kësaj nisme, që ka marrë një tjetër goditje.

“Hija e Rusisë u shfaq mbi këtë samit, pasi Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov lëshoi një seri komentesh që u interpretuan si mbështetje ndaj nismës.

Lavrov kishte planifikuar që të vizitonte Beogradin këtë javë, por vizita e tij u anulua pasi Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi mbyllën hapësirat e tyre ajrore për avionët rusë, duke refuzuar të bëjnë një përjashtim për Lavrov.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama u përpoq që të kundërshtonte pretendimet se nisma kishte qenë ide e Serbisë, një kritikë e bërë ndaj liderit shqiptar nga kundërshtarët e tij në vend”.

“Kosova ka qenë e kujdesshme ndaj iniciativës që nga fillimi i saj, duke argumentuar se gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i përqendrojnë përpjekjet e tyre te Procesi i Berlinit, i mbështetur nga BE, ku mbrohen interesat e Kosovës.

Udhëheqësit e Kosovës kanë gjithashtu skeptikë për përfshirjen e Serbisë, duke argumentuar se marrëdhënia e ngushtë e kësaj të fundit me Rusinë, e bën iniciativën e Ballkanit të Hapur të ndjeshme ndaj ndikimit rus.

Vuçiç falënderoi gjithashtu Komisionerin e BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi për pjesëmarrjen në konferencën për të mbështetur iniciativën e Ballkanit të Hapur. Prania e komisonerit pas komenteve të Lavrov ngjalli polemika. Ne i dërguam pyetje në zyrën e tij, por nuk kemi marrë përgjigje”.

About Redaksia

Check Also

Si po bien kukullat e Soros në Beograd dhe Tiranë, plani që i hodhi në erë…

Bledi KASMI Rama-Vuçiç dhe Thaçi Ishin pjesë e të njëjtit plan për ndarjen e Kosovës. …

Leave a Reply