Berisha: Rama riktheu monizmin në Shqipëri! Çdo pushtet në duart e një partie

Gjatë takimit me intelektualët e Elbasanit, kryetari i PD, Sali Berisha foli dhe për zgjedhjen e presidentit. Lideri demokrat tha se, me marrjen e Presidencës, Rama riktheu monizmin në Shqipëri. Çdo pushtet është në duart e një partie, tha Berisha.

“Sot si është Shqipëria me zgjedhjen e presidentit të Republikës? Çdo pushtet i këtij vendi është në duart e një partie. Shqipëria është sot absolutisht monizëm i plotë. Si ndodhi kjo? Po kjo ndodhi para syve të të gjithë botës, nuk zbriti nga qielli. Kjo erdhi hap pas hapi dhe sot Edi Rama është padron i çdo pushteti. Por ky është regjim i kalbur sepse bazohet në parime të padrejta, bazohet në një trekëndësh politikë-krim-biznes siç do ta shprehte pardje një biznesmen. Bazohet në një proces izolimi nga qytetarët gjithnjë e më të madh. Ju e dëgjoni, në Parlament nuk flasin për qytetarin ndonjëherë, flasin vetëm se si i lumturuan, se çfarë bënë, çfarë realizuan. Jetojnë në botën e tyre, siç ka shkruar ai miku yt Luçiano që kemi qeveritaret më të shumtë, më të pasur dhe kjo është e vërtetë, ndajnë pasuritë me njëri-tjetrin. Kaq është historia. Ndaj dhe ne kemi nevojë dhe është jetike për ne hapja ndaj vlerave, ndaj njerëzve idealistë, hapja ndaj njerëzve që e kuptojnë që vendi ka nevojë jetike për kontributin e tyre”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply