Zelensky: Po pësojmë humbje të dhimbshme, mos na i vononi armët

Ushtria ukrainase po pëson humbje të mëdha në luftimin e trupave ruse në qytetin lindor të Severodonetsk e në rajonin e Kharkivit dhe ka nevojë për armë antiraketë, tha të martën presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në raportin e tij të natës vonë, Zelensky theksoi se Ukraina ka nevojë për armë moderne anti-raketë tani. Ai tha se, nuk ka asnjë justifikim që vendet partnere t’i vononin dërgesat e armëve.

Disa raketa ruse i shmangen mbrojtjes dhe shkaktojnë viktima, tha Zelensky. “Betejat më të ashpra, si më parë, po zhvillohen në Severodonetsk dhe qytete e fshatra aty pranë. Fatkeqësisht, humbjet janë të dhimbshme”, tha ai.

“Por ne duhet të jemi të fortë, kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për Donbasin. Sa më shumë humbje të pësojë armiku atje, aq më pak forcë do të ketë për ta vazhduar agresionin”, shtoi ai.

Ukraina po regjistron gjithashtu “humbje të dhimbshme” në rajonin e Kharkivit në lindje të Kyivit, ku Rusia po përpiqet të forcojë pozicionet e saj pasi u tërhoq kohët e fundit, tha gjithashtu Zelensky. “Luftimet vazhdojnë në këtë zonë dhe ne duhet të vazhdojmë të luftojmë, duhet të luftojmë ashpër”, theksoi presidenti ukrainas.

About Redaksia

Check Also

Kandidati i opozitës së djathtë pro Trump fiton zgjedhjet në Poloni

Kandidati nacionalist opozitar, Karol Nawrocki, ka fituar rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Poloni …

Leave a Reply