Kapja e zyrtarit të PS me kokainë, Strazimiri: Organizim i planifikuar…

Anëtari i Kryesisë së PD, Gent Strazimiri ka reaguar pas arrestimit për lidhje me trafikun e drogës nga porti i Durrësit të një këshilltari socialist në Bashkinë e Tiranës. Strazimiri shkruan në një postim në Facebook se, është një organizim i planifikuar, sistemik dhe përsëritës, me mbështetje të strukturuar financiare e politike!!

Reagimi i Strazimirit

Nga 334 nene që ka “Kodi Penal i Republikës”, këta të gjithë arrestohen ekskluzivisht në bazë të nenit 283/a, “Trafiku i narkotikëve”…

TË GJITHË!!!

1 rast është 1 rast;

2 raste është një rastësi;

3… 4… 5 raste, të gjithë me kokainë… të gjithë me pozicione politike të partisë së vetme në pushtet, është:

* organizim i planifikuar, sistemik dhe përsëritës, me mbështetje të strukturuar financiare e politike!!

SPAK YOU …që bën sikur nuk e kupton!

KAQ!!!

About Redaksia

Check Also

Berisha uron nga Kavaja Natën e Kadrit, merr pjesë në iftarin e organizuar nga Bashkia

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, mori pjesë mbrëmjen e se henes në …

Leave a Reply