Tre liderë europianë në Kiev për t’u takuar me Zelensky

Tre liderë evropianë kanë mbërritur në kryeqytetin ukrainas, Kiev. Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri italian Mario Draghi udhëtuan për në qytet me tren, konfirmoi të enjten Pallati Elysee.

Duke folur me gazetarët në platformë ndërsa mbërritën në Kiev, Macron tha se liderët do të takohen me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe do të vizitojnë një vende ku rusët kryen masakra në civilë.

I pyetur nëse ai kishte një mesazh për ukrainasit, Macron tha se ai ka një “mesazh të unitetit evropian drejtuar burrave dhe grave ukrainase”.

“Javët e ardhshme, ne e dimë, do të jenë shumë të vështira”, tha ai. “Unë dua t’i mbështes ata dhe të jem në anën e tyre.

About Redaksia

Check Also

Putin pranon propozimin amerikan për armëpushim në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se ai është dakord në parim me propozimin …

Leave a Reply