Ish-futbollisti rus, Igor Denisov, beson se qëndrimi i tij kundër pushtimit të Ukrainës të urdhëruar nga Vladimir Putin mund të ketë pasoja fatale për të.
Denisov, i cili ishte kapiten i ekipit rus të futbollit nga viti 2012 deri në 2016, është kundër pushtimit rus të Ukrainës.
“Këto ngjarje janë një fatkeqësi. Një tmerr i plotë”, tha Igor Denisov në një intervistë për kanalin YouTube Nobel.
“Nuk e di, ndoshta do të arrestohem ose do të më vrasin pas këtyre fjalëve, por unë po flas për gjërat ashtu siç janë”, shtoi ish-lojtari i Zenit St. Petersbug, i cili luajti 56 ndeshje për Rusinë.
Denisov gjithashtu zbuloi se ai personalisht i shkroi Putinit për të ndaluar luftën.
Parlamenti rus ka miratuar një ligj që dënon me burgim deri në 15 vjet këdo që publikon “lajme të rreme” ose angazhohet në ndonjë aktivitet publik që diskrediton veprimet ushtarake të Rusisë.