Reforma zgjedhore/ Bylykbashi paralajmëron mazhorancën: Mos bëni pazar si në 2020!

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, duke folur në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, i ka bërë apel mazhorancës që të ketë bashkëpunojë me opozitën për të vënë rregulla loje për zgjedhësit. Bylykbashi ka theksuar se, për shumë arsye, kjo reformë s’duhet të jetë një pazar as i paravendosur as i vendosur gjatë punës së tij dhe se rregullat e lojës nuk ndërrohen në mënyrë të njëanshme.

Oerd Bylykbashi: Në vitin 2000 është mirë që të kujtohemi pak se çfarë ka ndodhur, është bërë në mënyrë të njëanëshme atë kohë. Në vitin 2020, u tradhëtua puna e opozitës dhe u bë e rregullt si deshi. Ky Komision është një nga ata që merren me pjesën reale të politikës. Në 2002 është vendosur të bëhet me consensus ndryshimi i kodit zgjedhor. Në 2013 rrotacioni ishte i qetë.Ky komision ka nevojë të jetë efikas.
Kemi vënë si objekt të punës rekomandimet e OSBE-ODIHR, por dëgjova këtu që ky komision nuk është politik, por është teknik. Kjo është një nga reformat më politike që bën ky Parlament. Nëse këtu shkon teknikisht gabim, ditën e zgjedhjeve është politik. I gjithë komuniteti ndërkombëtar duhet të rikthejë vëmendjen te rekomandimet e OSBE-ODIHR. Flitet për shitblerjen e votës, flitet për abuzim masiv të shtetit për të fituar zgjedhjet. Uroj që edhe faktorët e tjerë të komunitetit ndërkombëtar.

Kjo reformë zgjedhore nuk mund të jetë pazar. Nuk mund të jetë si fundi i 2020, ku një pazar jo thjesht ndryshoi kodin zgjedhor, por shkatërroi një system zgjedhor. Rregullat e lojës në parim nuk ndërrohen në mënyrë të njëanshme. Ne sot duhet të punojmë bashkë për të vënë rregulla loje për qindra mijëra zgjedhës që janë atje. Përndryshe reformat bëhen për të zgjidhur probleme. Nëse krijon krizë politike, është më mirë të mos nisë. Kjo është një nga reformat më politike, nuk mund të jetë teknike. Nëse shkon gabim ditën e zgjedhjeve konflikti do të jetë politik. Në çdo rast kjo reformë nuk duhet të jetë pazar. Nuk duhet të jetë si fundi i 2020, ku një pazar jo thjesht ndryshoi kodin zgjedhor, po shkatërroi sistemin.

About Redaksia

Check Also

Berisha takohet me republikanët e Trump dhe konservatorët britanikë

Partia Demokratike forcon bashkëpunimin me Republikanët amerikanë dhe konservatorët britanikë për zgjedhjet e 11 majit …

Leave a Reply