Berisha: Protestat nuk do të ndalen, nuk nënshtrohemi

Gjatë tryezës me Shoqërinë Civile, shefi i opozitës deklaroi se protestat kundër qeverisë do të nisin në 7 korrik dhe nuk do të ndalen më.

Berisha tha se shqiptarët nuk do të pajtohen me shndërrimin e Tiranës në Beograd i vogël. Ballkani i Hapur, tha Berisha, ka për qëllim të shkatërrojë prodhimet vendase dhe godasë fermerin shqiptar.

“Data 7 korrik është menduar nga Partia Demokratike të jetë data e protestës së madhe në Tiranë. Të bëjmë gjithçka për të nisur betejën tonë, kjo është betejë e rëndësishme, por kjo betejë duhet të shtrihet në mbarë vendin. Të ngrihemi në këtë protestë të fuqishme. Nuk mund të nënshtrohemi. Nuk mundet kush ta shndërrojë Tiranën në Beogradin e vogël. Tirana është kryeqyteti i kombit. Nuk mundet të shkatërrojmë Myzeqenë, Korçën, nën Shkodrën, fushat e Elbasanit, Kavajës, Korçë e kudo me Ballkanin e Hapur.

Në një kohë kur Serbia subvencionon 80 herë më shumë se Shqipëria hektarin e tokës, pa llogaritur shpenzimet e mëdha që janë bërë në sistemimin miliarda dollarë gjatë ish-Jugosllavisë. Tani thotë të hapim doganat, të presin ato që kanë mbjellë, të presin edhe lopët e racës e të shkojnë të punojnë në Shumadi apo në Banatë.

Ta vazhdojmë si një front këtë betejë dhe ta zgjerojmë. Do të bëjmë takime me partitë e tjera opozitare. Qytetarët duhet ta dinë se ne jemi të vendosur të mbrojmë interesat e tyre, të mbrojmë interesat e vendit tonë. Vetëm një shoqëri atdhetare, vetëm një shtet minimalisht patriotik mund të zhvillojë vendin, ndryshe vendi nuk zhvillohet, por shkatërrohet. Parimet konservatore janë faktuar parimet e lirisë dhe u japin përgjigjen më të shkëlqyer problemeve të këtij vendi sot”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply