Krijohet “Rezistenca Qytetare për Shqipërinë”, kush janë 56 aktivistët e parë

Tryeza e sotme e zhvilluar nga kryetari i PD, Sali Berisha dhe aktivistët e Shoqërisë Civile ka konkluduar në krijimin e ‘Rezistencë Qytetare për Shqipërinë’.

Për krijimin e kësaj rezistence kanë firmosur 56 aktivistët e parë të cilët do krijojnë edhe kalendarin e aktiviteteve që do zhvillohen në kuadër të mbrojtjes së Shqipërisë e cila është në rrezik nga qeveria e Edi Ramës.

Kjo rezistencë qytetare do koordinojë veprimtarinë e saj me strukturat e Partisë Demokratike dhe të gjitha partive të tjera opozitare.

Rezistencë Qytetare për Shqipërinë

Unë angazhohem se do të mbroj dhe do të punoj për vlerat e kombit si shqiptar!

Unë angazhohem se do të mbroj me forcë vlerat e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës!

Unë angazhohem se do të punoj për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe vlerat e Perëndimit!

Unë zotohem se do të përmbush çdo sfidë që vendi im të jetë vend i lirë, në të cilin sundon ligji dhe vlerat më të mira të qytetare!

Zotohem, si intelektual dhe aktivist, se do të krijoj një Rezistencë Qytetare në mbrojtje të vlerave të sipërpërmendura!

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply