Kryetari i PD, Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve nga foltorja e Kuvendit që të dalin në protest më 7 korrik. Gjithashtu Berisha u bëri thirrje edhe ish të përndjekurve politikë dhe pronarëve që t’i bashkohen protestës më 7 korrik.
“Jam këtu në këtë platformë për t’ju bërë thirrje, punonjës të administratës në ndihmë ekonomike, pa punë, punonjës të sektorit pivat, të bashkoheni në protestën e 7 korrikut, pasi shushunjat e Ramë spo rrisin në mënyrë antiligjore. Në këtë vend ku qytetarët marrin më pak se vendet e BE, kokrra e vezës, qumëshi kushton më shtrenjtë se në vendet e BE. Një çmim më të lartë se në mesataren e BE ka vaji i gatimit e yndyrnat. Ata që ushqejnë kotelet me biftekë, nuk mund t’ua dijnë qytetarëve shqiptarë.
E shoh se bëni poza, të paktën keni ndjenjë dhembshurie kur flas për qytetarët. Pagat janë 10 herë më të ulëta se në Zvicër. Ndihma ekonomike sipas INSTAT është ulur me 2 përqind. Thirrje vëllazërore u bëj emigrantëve shqiptarë, bashkohuni në protestën e 7 korrikut. Çdo emigrant duhet të ketë të drejtë të votojë për deputetin dhe partinë që dëshiron. Unë e kuptoj se është e pamundur shpëngulje e emigrantëve për protestën, por familjarërt e tyre duhet të jenë në protestë kundër regjimit.
Sot u drejtohem mësuesve, infermierëve, të ngrihen e të bashkohen me ne në 7 korrik se rrënimi i arsimit është një nga veprat më të papërgjegjshme. Sistemi i shëndetësisë është duke u shpërbërë, fondet janë qesharake, protesta e datës 7 korrik do të ishte përgjigja më e merituar.
Koha është të ngrihemi me të gjithë fuqitë tona që të përmbysim regjimin monist. Një thirrje të vecantë kam për pronarët për të cilët bëj autokritikë, u bëj thirrje të bashkohen me ne se pronat e tyre janë më të kërcënuara se kurrë. Hajduti Artan Lame që s’ka kufi tha se, mungojnë dhjetra mijëra faqe. Nëse PD nuk përmbushi detyrimet ndaj jush, ju siguroj se në vitin 2007 u dixhitalizua çdo dokument.
Dënoj qëndrimin e Ramës në Samitin e Brukselit, shkoi si vasal i Vuçiç. I bëj thirrje samitit të hapë negociatat me Shqipërinë”, u shpreh Berisha.