Monza po tregon se është një nga skuadrat protagoniste në këto ditë të para të merkatos. Klubi që sapo është ngjitur për herë të parë në histori në Serie A është shumë pranë mbylljes me sukses të blerjes së radhës.
Mbrojtësi i Cagliarit, Andrea Carboni është vetëm një hap larg transferimit tek Monza. Është arritur marrëveshja mes klubeve.
Cagliari do të përfitojë 4.5 milionë, shifër që mund të shtohet përmes bonuse të ndryshme.
Skuadra e Berlusconit, që ka blerë Andrea Ranocchia dhe portierin Alessio Cragno (mungon akoma zyrtarizimi), synon që të bëjë një paraqitje sa më dinjitoze në debutimin në Serie A.