Sadio Mane do ta përmbyll kalimin nga Liverpool-i te Bayern-i këto ditë. Lojtari i kombëtares senegaleze duhet të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me klubin e Mynihut dhe të bëhet një nga lojtarët më të paguar në Bundesligë.
Media të shumta shkruajnë se paga e tij vjetore do të jetë rreth 12 milionë euro.
Por ç’bën ai me këto “para me thasë”?
Ai i shpenzon ato jo si shumë yje futbolli, në jetë luksi e tekash qejfi. Mane është nga Bambali, një fshat i varfër me disa mijëra banorë, për të cilin kontribuon që të jetojë sa mirë.
Ai ka ndërtuar një shkollë fillore për 250 mijë euro dhe me gati 550 mijë euro ka financuar ndërtimin e një spitali së bashku me pajisjet.
Për shkak të tij, vendasit kanë akses në internet 4G, kanë një zyrë postare dhe një pikë karburanti. Secilës familje i jep nga 70 euro në muaj, që për standardet vendore është jo pak, kurse për fëmijët ka siguruar veshje falas.
E gjitha kjo është shprehje e besimit të tij si musliman. Ai madje e ka shprehur kredon e tij sportive, e cila bazohet te si mënyrë për të bërë mirë, për t’u ardhur në ndihmë të tjërëve.
Shprehje e besimit të tij që e dallon po ashtu ndër shumë futbollistë, me famë apo jo të tillë, është fakti se ai e ka trupin të pastër nga çdo lloj tatuazhi. Siç është bërë e qartë tashmë, tatuazhet janë shndërruar në mani, pse jo në sëmundje, e cila ka kapluar botën e futbollit; lojtarë që s’kënaqen me fizikun e hijshëm që u ka dhënë Zoti, por zgjedhin të shëmtohen duke e zhgarravitur.
Mane u soll nga Metz-in në Evropë si 19-vjeçar.
Një vit më vonë, ai u shit te Salzburgu për 4 milionë euro dhe atje shënoi 45 gola në 87 ndeshje me 32 asistime.
Në verën e vitit 2014, ai shkoi te Southampton për 23 milionë euro, i cili më pas e shiti te Liverpool në vitin 2016 për 42 milionë euro. Tashmë e prej Bayern-i i madh, në një karrierë që vijon të jetë brilante.