Nga Alba KEPI
Si?
Ju KM po harboheni me cicerrima tweet/eri kunder Bullgarise se po ju vonon pritjen ne BE?
Ju?
Ju qe nuk folet kurre kunder atyre qe nuk po njohin trojet shqiptare me emrin Kosove?
Ju po preokupoheni per te drejtat e minorances shqiptare ne Bullgari?
Ju, qe prej nje dekade drejtoni kombin shqiptar me plagen e hapur nga gjaku me emrin Kosove e ju sheh tek perqafoheni me ata qe cdo dite i hedhin shashka per te mos e njohur si shtet?
Fly down KM, “Twitter Diplomacy” qe nuk e keni shpikur Ju, eshte arti i shpejtesise se nje informacioni diplomatik qe krijon e menaxhon marredhenie! Rregulli baze eshte qartesi, rrjedhshmeri e mendim konciz! Fjalet per lume çojne ne lufte!
U desh reagimi i Ministrise se jashtme te Bullgarise qe te kuptoni se me miqte flitet me sinqeritet duke u pare ne sy!
Arroganca, fodulleku e mos respekti çon ne lufte!
Sa per etiken e shprehjes, e zhveshet veten e shfaqet se “simpatia” e batutave qe i keni bere telef deri me sot, nuk eshte gje tjeter veç pasqyra e politikanit jo europian!
Fly down!
Problemet kryesore te mos pranimit te Shqiperise si vend kandidat prej nje dekade jane; korrupsioni, kriminaliteti, c’popullimi nga emigracioni e siperfaqesia e seriozitetetit ndaj zbatimit te reformave qe nuk u bene kurre reforma.
Bullgaria erdhi pas tyre!