Rama, ligj për pastrimin e parave deri 2 milionë euro

Të gjithë shtetasit shqiptarë dhe kompanitë që operojnë në vend do të kenë të drejtë të deklarojnë pasurinë e tyre pa provuar burimet se si e kanë siguruar.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka përgatitur projektligjin “për Amnistinë Fiskale”, i cili lejon që një individ së bashku me familjarët e tij të ketë mundësi të legalizojë pasuri me vlerë deri në 2 milionë euro.

Individët që përfitojnë nga kjo falje duhet të jenë shtetas shqiptarë, pavarësisht nga vendi ku jetojnë dhe nuk duhet të mbajnë apo të kenë mbajtur poste të larta publike.

Përveç vlerave monetare do të lejohet legalizimi i pasurive të patundshme, bilanceve të biznesit, dhe sende me vlerë si makina, vepra arti dhe gurë të çmuar. Për këto të fundit personat që do të bëjnë kalimin në pikat kufitare do të pajisjen me një vërtetim të posaçëm nga autoritetet.

Procesi i amnistisë do të zgjasë 9 muaj dhe tatimi që do të mbahet për ata që deklarojnë 4 mujorin e parë është 7% e vlerës dhe 10% për muajt e fundit.

Deklarata do të plotësohet nga palët e interesuara për të legalizuar pasurinë dhe një njësi e posaçme pranë Drejtorisë së Tatimeve do t’i pajisë ata me vërtetim. Pasi pasuria të derdhet në bankë apo regjistrohet në Kadastër dhe si të paguhet taksa, do të merret certifikata e përfundimit të procesit.

Amnistia ofron fshehtësi të plotë për emrat që do të deklarojnë pasurinë, nuk do të vendosë kamata apo të hapë hetim për fshehje të ardhurash dhe nuk do të ketë pasoja penale për subjektet që përfitojnë.

Projektligji detyron që paratë dhe pasuritë që do të legalizohen duhet të rrinë të paktën 5 vjet në territorin shqiptar dhe në rast se tërhiqen do t’u vendoset një penalitet në 30% të shumës që transferohet. / euronews/

About Redaksia

Check Also

Skandali/Rama rishpall koncesionin 437 milionë euro për 17 kilometra rrugë, ose 26 milione euro/kilometri

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur tenderin për të dhënë me koncesion ndërtimin e …

Leave a Reply