Reflektime pas një samiti të dështuar

Nga Erion DASHO

Politika shqiptare nuk e do BE-në, pasi BE do të thotë më shumë rregull dhe më pak mundësi për të vjedhur. Ideja se miliarda eurot që jep BE çdo vit për vendet kandidate mund të vidhen njëlloj si paret e buxhetit, u ndëshkua keqazi në Bullgari, Kroaci dhe Rumani ku dhjetëra politikanë, deri edhe kryeministra përfunduan në burg kur vodhën nga fondet e BE-së.

Në këto kushte, ata që gëzojnë më tepër kur Shqipërisë i mohohet hyrja në BE, janë Rama dhe enturazhi i vet i hajdutëve dhe abuzuesve.

Për ata, 30 vjet të tjerë status “as mish, as peshk” do të thotë edhe 30 vjet mbretërim, vjedhje, abuzim, tendera, PPP, grabitje e pasurisë kombëtare, status investitori “strategjik” për lakejtë, etj.

Prandaj Rama sillet e vepron si karagjoz dhe jo si burrë shteti!

Prandaj Rama bën filma në prag dhe gjatë samiteve!

Prandaj Rama e ka më kollaj aleancën me hajdutët e tjerë rajonalë sesa me burrështetasit europianë!

Ato që preken në këtë katastrofë janë interesat e shqiptarëve dhe, mbi të gjitha, interesi kombëtar afatgjatë. Me ritmet aktuale të shpopullimit, Shqipëria rrezikon realisht zhdukjen si komb benda këtij shekulli.

Kush nuk e kupton këtë dhe akoma hyn në lojëra të vogla politike, është dritëshkurtër.

Rama është e keqja e madhe e këtij vendi, madje në një nivel me tradhëtarët më famëkeq që historia jonë ka damkosur.

Çdo shqiptar me mend, sot duhet të mendojë vetëm në një drejtim: “Çfarë po bëj unë për të shkurtuar ditët në pushtet të Ramës?”, sepse kjo do të thotë edhe më pak dëme për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Kaq e thjeshtë është…

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i Kasanof nxori zbuluar axhendën e Kim dhe Escobar!

Nga Armand MAHO Deklarata e zotit Alexandër Kasanof, Zëvendës Ndihmës i Sekretarit të Shtetit për Çështjet …

Leave a Reply