“Raste korruptive me tenderat publikë”, alarmi i kreu të Dhomës Amerikane: Ka pasur shkelje të dukshme

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka kërkuar sot të bëhet kujdes me prokurimet publike. Sipas Kreut të Dhomës, Enio Jaço, ka pasur raste korruptive dhe shkelje të dukshme në këtë fushë.

“Propozojmë miratimin në Parlament të një paketë anti-korrupsion, kjo paketë ka për qëllim parandalimin e korrupsionit në organet ligjvënëse që kanë karakter prapaveprues propozojmë miratimin e ligjeve anti-rryshfet”, tha Jaço.

Sipas tij “lidhur ngushtë me antikorrupsionin është reformimi i plotë i sistemit të prokurimeve publike, e këtu bashkohemi me rekomandimet e BE për prokurimet por në radhë të parë duhet të ketë standarte për lidhjet e përfituesve me njëri tjetrin apo qoftë me vendimmarrësit e tenderave publike. Në kushtet e Shqipërisë duhet të jemi sa më konservatorë kemi pasur shkelje të dukshme, raste korruptive, të jemi sa më konservatorë e jo liberalë për standartet e prokurimeve”, tha Enio Jaço.

About Redaksia2

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply