Alizoti: Do të marr pjesë me kënaqësi në protestë kundër Edi Ramës

Deputeti i PD, Tomorr Alizoti tha sot se do të marrë pjesë në protestën e 7 korrikut të thirrur nga Berisha. Ai tha se merr pjesë në çdo protestë kundër qeverisë së Edi Ramës dhe se, protesta është e domosdoshme në këtë vend.

“Mua nuk më ndiqni ndonjëherë me kaq shumë kamera si këta superstarët e politikës. Unë marr pjesë me kënaqësi në çdo protestë kundër Edi Ramës, për grupin e punës nuk më ka njoftuar njeri.

Unë do bashkëpunoj me të gjithë demokratët, protesta është e domosdoshme në këtë vend, në PD duhet të ishin marrë mendimet e të gjithë deputetëve. Ju falenderoj dhe për këtë vëmendjen e shtuar sot…”, tha Alizoti.

About Redaksia

Check Also

Sërish për Irenën me 3 mbiemra…

Nga Adriana KALAJA Ashtu siç Jua kam bërë me dije, në vijim të informacioneve të …

Leave a Reply