Vokshi thirrje grave: Bashkohuni me protestën e 7 korrikut!

Deputetja demokrate, Albana Vokshi deklaroi në një takim gratë e LDGSH ku i pranishëm ishte edhe kreu i PD Sali Berisha, se gratë janë viktimat më të mëdhaja të keqqeverisjes së Edi Ramës. Vokshi tha se ato pësojë dhunë verbale, psikologjike, fizike dhe institucionale.

Albana Vokshi i bëri thirrje të gjitha nënave, grave e vajzave që të bashkohen me protestën e 7 korrikut kundër dhunës qeveritare ndërsa shtoi se duhet të ngrenë zërin për një të ardhme më të mirë.

“Në një studim të fundit të OSBE 67 për qind e grave në Shqipëri pësojnë një llojë dhune. 1800 mbeten të pa raportuara, mekanizmi nuk funksionon. Rama bëhet shpesh nxitës i dhunës ndaj grave dhe institucionet shtetërore nuk mbrojnë gratë por vihen në anën e dhunuesve. Numri i grave ministre dhe deputete, pavarësisht se Rama e shet si fitore është propagandë e fasadë për të mbuluar mjerimin në familjet shqiptare, dhe viktimat janë gratë.

I drejtohem nënave, grave, vajzave të mos i nënshtrohemi dhunës qeveritare. Ejani protestoni më 7 korrik.

Duhet të protestojmë së bashku. Të mos i nënshtrohemi dhunës qeveritare. Protestë për fëmijët tanë, që mos ti rrisim e ti largojmë nga Shqipëria. Protestë për familjet tona që mos të vuajnë çdo ditë keqqeverisjen. Zëri ynë bëhet më i fortë kur protestojmë së bashku”, tha Vokshi.

About Redaksia

Check Also

Bota foli për 11 Majin, tani është radha jonë

Gjin GJONI Vetëm me një shikim të shpejte dhe nisur nga konstatimet e terminologjia e …

Leave a Reply