Arjan Meniku, nga familje autoktone tiranase: Ja pse protestoj bashkë me familjen në 7 korrik

• PD hap selinë dhe foltoren për shqiptarët, Arjan Meniku, nga familje autoktone tiranase: Pronat e familjes sonë janë zaptuar ose janë kthyer në dosje të vdekura në sirtaret qeveritare. Protestoj bashkë me familjen time në 7 korrik.

Unë jam Arjan Meniku, 52 vjeç, nga një familje autoktone tironsish.

Dal e flas sot nga kjo seli, në vend të babës tim. Ai më la trashëgim pronat, por edhe barrën e kthimit të tyre të zotit, pra familjes sonë.

Për këtë unë do të protestoj më 7 korrik.

Do të jem në shesh edhe për djalin tim që ka emigruar në Gjermani. Nuk dua që pas shumë vitesh, kur unë të mos jem, ai të jetë sërish duke kërkuar kthimin e pronave të Menikëve.

Pronat e familjes sonë janë zaptuar ose janë kthyer në dosje të vdekme në sirtaret qeveritare.

Prej 8 vitesh ka një VKM për vlerën e kompensimit, por nuk kemi marrë asnjë grosh.

Gjithë këtë odiese mund ta ilustroj me fjalët që i kam thënë vajzës së Llambi Gegpriftit, që u emërua kryetare e Agjensisë së Kompensimit të Pronave: “si të pres pronat nga ti, kur baba jot m’i mori”.

Ne pronarët jemi shtresë e nëpërkëmbur dhe e rrezikuar e shoqërisë. Kur një person i vetëm është në rrezik e gjithë Shqipëria është në rrezik.

Ju bëj thirrje pronarëve t’i bashkohen Frontit të Shpëtimit Kombëtar dhe PARTISË Demokratike më 7 korrik.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply