Lezha tronditet nga tritoli, hidhet në erë servisi i makinave

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në një servis në zonën Shëngjin të Lezhës. Nga shpërthimi raportohet se ka vetëm dëme materiale. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij sulmi me lëndë plasëse.

Fatmirësisht mësohet se lënda plasëse nuk ka shkaktuar dëme në njerëz por vetëm dëme materiale, duke thyer të gjithë xhamat e biznesit në emër të Tol Mhillit por edhe të mjeteve të parkuara para tij.

Banorët e zones janë alarmuar nga shpërthimi dhe kanë lajmëruar policinë e Lezhës. Por ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga ana e këtyre të fundit. Do të jetë dëshmia e pronarit që do të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply