Si e braktisi Gaz Bardhi pjesëtarin e stafit të tij, Arbër Paplekaj

Pjesë nga fjala e Berishës

Në rafshin politik, njeriu më përgjegjës është Taulant Balla dhe përgjegjësi ka për ngjarjen Gazmend Bardhi. Unë kam një seri statusesh të publikuara në atë kohë, statuse të cilat vinin në kundërshtim me komunikatat zyrtare të narko-shtetit. Unë nuk kisha qenë në ngjarje, por në ato që lexoja nga gazetarët dhe nga zhvillimi, kuptova se kemi të bëjmë me një akt criminal që po mbulohej me çdo kusht nga shteti. Së dyti, nuk e njihja Arbër Paplekajn, por çdo njeri që kishte pasur rastin ta njihte fliste vetëm fjalët më të mira për të. Ai kishte qenë një oficer në Afganistan në misione të rrezikshme. Kjo përbënte garanci që ai të mos përdorte kurrë armën në qytet, jashtë kushteve të vetëmbrojtjes. Nuk mund të qëllonte ai te ata që spo i rrezikonin tjetër. Doli pastaj që në anën tjetër të rrugës, përballë tij ishin dy tyta revolesh që po qëllonin. Pse qëlloi Arbër Paplekaj? Qëlloi në vetëmbrojtje. Kam shprehur dhe shpreh edhe sot keqardhjen më të thellë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, pavarësisht se ishte militant i majtë. Faktikisht Xhuvanin e vranë për së dyti, Taulant Balla, Gaz Bardhi, Edi Rama dhe Ardi Veliu, sepse donin ta mbyllnin çështjen “Paplekaj- Xhuvani”.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply